Sign In

Blog

Latest News
Raketa drejt Hënës: Snajperi i Hënës

Raketa drejt Hënës: Snajperi i Hënës

Ekspedicioni “Moon Sniper” i Japonisë u nis të enjten ndërsa programi hapësinor i vendit duket se do të rikthehet nga një seri fatkeqësish, disa javë pas suksesit historik të Indisë.

Vetëm Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe që nga muaji i kaluar India kanë zbritur me sukses një sondë në Hënë. Ndërsa Japonia ka dy misione të dështuara. Raketa japoneze u ngrit herët të enjten nga ishulli jugor i Tanegashima, dhe qe pritet të arrijë sipërfaqen e Hënës në fillim të vitit qe vjen.

Për festimin dhe mbështetjen e misionit, sonda e Hënës “SLIM” dhe sateliti i eksplorimit hapësiror të zhvilluara me agjencitë hapësinore amerikane dhe evropiane u ndanë shume kilometra ne lartësi.

Nisja ishte shtyrë tre herë për shkak të motit të keq. Anija qe do studioje Hënën është quajtur Snajperi sepse është planifikuar për t’u ulur brenda 100 metrave nga një objektiv specifik në sipërfaqe. Kjo është shumë më pak se distanca e zakonshme prej disa kilometrash.

Ekspedicioni do të bëjë vëzhgime në frekuenca të larta me rreze X me rezolucion të lartë të erës plazmatike të gazit të nxehtë që fryn nëpër galaktikat. Këto do të ndihmojnë në studimin e “rrjedhjeve të peshës dhe energjisë, duke zbuluar përbërjen dhe evolucionin e objekteve qiellore”. India muajin e kaluar çoi një anije pranë jugut polit të Hënës, një sukses historik për programin e saj hapësinor me kosto të ulët. Disa ditë më herët një sondë ruse u rrëzua në të njëjtin rajon.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *