Sign In

Blog

Latest News
Sulmi i teknologjisë: Huawei kundër Iphone në luftë

Sulmi i teknologjisë: Huawei kundër Iphone në luftë

Shteti amerikan po kërkon më shumë detaje në lidhje me “Huawei Mate 60 Pro”, një celular kinez i pajisur me një çip të avancuar.

Aparati i ri, që thuhet se ka në vetvete një procesor të ri 5G, i zhvilluar së fundi nga fabrikuesit kinezë, sipas CNN, ka tronditur ekspertët e teknologjisë në SHBA që kërkojnë të kufizojnë hyrjen e Kinës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë të martën se autoritetet po kërkojnë më shumë informacion për ndërtimin e këtij çipi. Kjo pasi në faqen e internetit të kompanisë mungonte informacioni.

Në vitin 2019, qeveria amerikane u detyrua të ndalte të gjitha kompanitë që të ndalonin shitjen e softuerëve dhe pajisjeve Huawei. Vendimi u mor pas shqetësimeve se pajisjet e prodhuara në Kinë mund të cënonin sigurinë kombëtare, pasi mund të ishin të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike si dhe mund të përdoreshin nga agjencitë ligjzbatuese kineze për spiunazh.

Por në të njëjtën kohë që SHBA po kufizon përdorimin e telefonit Huawei në territorin e saj, edhe Kina ka ndërmarrë masa duke ndaluar përdorimin e Iphone nga zyrtarët e qeverisë, raportoi “The Wall Street Journal”. Menaxherët njoftuan stafin për ndalimin e telefonit amerikan përmes grupeve të bisedave online si dhe takimeve.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës dhe Apple nuk kanë dhënë një përgjigje për këtë çështje kur u pyetën nga CNN.  Ndalimi i iPhone shikohet si një hakmarrje nga ana e Kinës pas lëvizjeve të ngjashme që ndërmori SHBA ndaj telefonit Huawei.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *