Sign In

Blog

Latest News
Kërcënimi i Cyber Terror: Android Hack Attack

Kërcënimi i Cyber Terror: Android Hack Attack

Një miliard përdorues të telefonave dhe tabletëve që përdorin sistemin android janë në rrezik të hakohen.

Dy ndër pesë përdorues androidi nuk po merrin përditësimet thelbësore të sigurisë nga Google. Një hetim ka zbuluar se kjo i lë pajisjet në rrezik të sulmeve të mëdha ku të dhënat mund të vidhen dhe të bëhen shantazhe ndaj përdoruesve. Pa përditësime sigurie, telefonat android janë të lehtë të hyjnë nga hakerët, sidomos ato modele të vjetra të cilat nuk marrin më përditësime nga Google, si LG, Motorola, Samsung apo Sony, disa prej të cilave vazhdojnë të shiten online. Androidët që janë prodhuar deri në vitin 2012 janë në rrezik, por nuk përjashtohen as modelet më të reja. Qeveria e Britanisë së Madhe po kërkon që prodhuesit të jenë më të qartë në lidhje me përditësimet e sigurisë në pajisjet e tyre dhe ndikimin që kanë ndaj konsumatorëve. Nëse keni një telefon më të vjetër se 2 vjet, duhet ta kontrolloni nëse përditësohet në një version më të ri të sistemit android.

Në Settings, System, Advanced, System Update mund ta kontrolloni versionin e telefonit tuaj përpara Android 7.0 dhe ta përditësoni nëse është e mundur. Nëse kjo nuk është e mundur, konsideroni se jeni nën rrezik të mëtejshëm duke përdorur pajisjen tuaj. Pajisjet me Android 4 ose më të hershme janë më në rrezik. Vetëm 10.4% e pajisjeve me sistem Android përdorin Android 9.0 Pie, dhe ky numër është relativisht i ulët për shkak se shumë smartphone android nuk janë prodhuar nga vetë Google. Në krahasim, 77% e pajisjeve me sistemin IOS të Apple përdorin versionin më të fundit, iOS 13.

FOTO GALERI
1/5


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *