Google Translate: Përkthime në 5 gjuhë të reja
Platforma e përkthimit Google Translate është e preferuara e anëtarëve të rrjetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndryshme.
Para një jave, kompania e teknologjisë së nivelit global shtoi pesë gjuhë të reja në platformën e përkthimit, duke e rritur numrin e gjuhëve të huaja në 108 të tilla.
Gjuhët e reja të futura në platformën e përkthimit janë: Kinyarëanda, Odia, Tatar, Turkmen dhe Uyghur. Këto gjuhë të huaja mund të duket e çuditshme dhe të vjetra. Megjithatë, 75 milionë njerëz në botë e flasin njërën prej këtyre pesë gjuhëve.
Një problem deri tani ka qenë burimet njerëzore dhe informativ për këto gjuhë për të mundësuar përkthime të shpejta dhe të sakta.
Google Translate u shfaq në internet për herë të parë në prill të vitit 2006.
Ai përdoret nga më shumë se 500 milionë njerëz dhe përkthen 100 miliardë fjalë në ditë.
92 përqind e përdoruesve të platformës janë jashtë SHBA.
Përkthimet më të kërkuara janë nga Anglishtja në Arabisht, Rusisht, Portugalisht dhe Indonezian.
Megjithatë, vetë kompania nuk e përdor platformën e saj për përkthime dhe ka shumë arsye për këtë.
Përse Nuk Duhet T’i Varni Shpresat Tek Google Translate
Në shumicën e kohës, përkthimet janë në përgjithësi të sakta, por bëhet fjalë për fjalë të thjeshta, shprehje të kuptueshme dhe fjali të shkurtra.
Google është një makinë dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ofrojë një përkthim si ai që mund të ofrojë një person.
Ka raste kur përkthimet që ofron platforma janë shaka, sepse shumë terma plotësohen nga njerëz pa përvojë të mjaftueshme në përkthim.
Sipas ekspertëve, Google Translate nuk duhet përdorur kurrë për të përkthyer dokumente ligjore, mjekësore, biznesi ose materiale të tjera të rëndësishme.
Jo më herët se në shkurt të këtij viti, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar provoi të përdorte platformën për të përkthyer për dy të pandehur shqiptarë, njëri prej të cilëve nuk fliste anglisht.
Pas dështimit me një përkthyes italian, gjykatësi vendosi të provojë platformën për tu komunikuar vendimin për të shtyrë seancën gjyqësore. /AgroWeb
Hello.al