Sign In

Blog

Latest News
Emmett Shear: CEO i OpenAI

Emmett Shear: CEO i OpenAI

Organizata e OpenAI ka emëruar së fundmi ish-CEO dhe bashkëthemeluesin e Twitch, Emmet Shear si CEO i ri i përkohshëm i startup-it të Inteligjencës Artificiale.

Lëvizja vjen mes kërkesave nga investitorët e kompanisë, duke përfshirë Microsoft, Thrive Capital dhe Global Management, për të rikthyer Sam Altman si CEO të kompanisë. Por bisedimet për rikthimin e bashkëthemeluesit dhe ish-CEO, Sam Altman, në OpenAI si duket kanë dështuar.

Sipas The Information dhe Bloomberg, bordi tani ka emëruar Emmett Shear si CEO të ri të përkohshëm të OpenAI. Shear ka qenë CEO i Twitch, një kompani që ai bashkëthemeloi, por që më vonë u ble nga Amazon në vitin 2014 deri në mars të këtij viti, ku ai kaloi rreth një dekadë duke e kthyer kompaninë në shërbimin më të suksesshëm të transmetimit të videolojërave në botë.

Ai u emërua më vonë si këshilltar me kohë të pjesshme për kompanitë në Y Combinator, një startup i drejtuar nga Sam Altman, nga 2014 deri në 2019. Sipas një raporti të Bloomberg, Shear ka lidhje me një lëvizje e cila është skeptike për rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale.

Ata kanë imagjinuar skenarë të ndryshëm në të cilët sistemet e fuqishme të AI mund të përdoren për të shkaktuar dëme serioze dhe të përhapura. Rikujtojmë, se shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, u shkarkua nga detyra pasi gënjeu bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhet se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai.

“Shkarkimi i Altman pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”, thuhej në njoftim./ tar


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *