Sign In

Blog

Latest News
OpenAi: Largim i Paralajmëruar

OpenAi: Largim i Paralajmëruar

Është mjaftuar një koment i saj në platformën sociale X që të nisnin menjëherë aludimet se ndoshta edhe Mira Murati po mendon largimin nga OpenAi.

Sapo caktuar drejtuese e përkohshme e kompanisë kryesore të Inteligjencës Artificiale, Murati shkruan se OpenAI nuk është “asgjë” pa njerëzit e saj. Disa punonjës të rëndësishëm të kompanisë e shpërndanë postimin e Muratit menjëherë pasi Microsoft njoftoi formimin e një ekipi të ri kërkimor të avancuar të Inteligjencës Artificiale, i cili do të drejtohet pikërisht nga drejtori ekzekutiv, që OpenAi shkarkoi papritur, Sam Altmanin, si dhe bashkëthemeluesi tjetër po ashtu i larguar të kompanisë, Greg Brockman.

Altman iu përgjigj shumicës së ripostimeve me një ikonë në formë zemre. Ai e udhëhoqi për një vit OpenAI, ndërsa fitoi famë në rangë global me programin ChatGPT. Altman u bë gjithashtu zëri më i kërkuar i fushës së kompanive të teknologjisë në lidhje me rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale.

34-vjeçarja Murati, e lindur në Vlorë, u larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare. Ajo përfundoi shkollën e mesme në Kanada ndërsa studimet e larta për inxhinieri mekanike në Kolegjin Dartmouth të Shteteve të Bashkuara.  OpenAi-it ajo iu bashkua në 2018-tën si shefe e Teknologjisë pasi kishte qenë më parë menaxhere tek Tesla, dhe për pesë vite ka qenë e skuadrës së lidershipit atje.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *