Gjendja e navigimit në Google Maps
Shumica e koristësve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë vënë në zbatim dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme.
Google Maps ka prezantuar gamën e re të ngjyrave dhe përdoruesit janë mjaft të mërzitur nga ky ndryshim. Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat.
Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google. Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri. Ngjyra e kaltër që shënonte zonat me ujë tani është dukshëm më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara janë një e gjelbër më e errët se më parë.
Treguesi i rrugës tani është shumë më i ndritshëm. Koristësia konsiderojnë se rrugët tani janë më të vështira për t’u parë në Google Maps, nëse nuk zmadhohen mjaftueshëm. Një nga ankesat më të mëdha është se ngjyrat e reja e bëjnë të vështirë shikimin e detajeve në hartë. Nuk dihet pse Google vendosi të ndryshojë ngjyrat për Maps, por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme.
Në maj, drejtuesit e Google prezantuan funksionin Immersive View për rrugët i cili mundëson foto navigimi për rrugët e planifikuara. Tani kjo veçori po shpërndahet për koristësit në mbarë botën. Kur përdoruesi lëviz në këmbë, me biçikletë, në transportin publik ose me makinë, do të ketë mundësinë të ‘lundrojë’ virtualisht në rrugë dhe të ndjekë pamjet vizuale turn-by-turn që ka zgjedhur.
Funksioni do të jetë i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android për Amsterdamin, Barcelonën, Dublinin, Firencen, Las Vegas, Londër, Los Anxhelos, Miami, Nju Jork, Paris, San Francisko. Ndërkaq, rikujtojmë se Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme. Vendimi shënon një ndryshim nga një kërkesë që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna.
Hello.al