Zbulimi i imazheve të mia në Google: udhëzuesi për gratë
Një femër ka ndarë në rrjetin social sesi të mësojmë të gjithë të dhënat që Google ka regjistruar për çdo person.
Përdoruesja e TikTok me emrin @yorgoandlea tregon në një video procedurat që duhen ndjekur që të zbuloni informacionin që rrjeti ka mbledhur për jetën tonë.
Në pamje, ajo tregon sesi futet në kërkimin në Google me fjalëkalimin ‘ad settings google’ dhe zbulon informacionin e ruajtur për të, si moshën, gjininë dhe gjuhët e folura.
Në të dhënat e ruajtura shihej se femra gjithashtu ishte e interesuar në ‘arkitekturë’ dhe ‘pajisje radio’.
Video është shikuar me mijëra herë dhe është mbushur me komente nga njerëz të habitur për sasinë e informacionit që Google kishte për ta.
Një person shkruante: “Oh Zot. E provova edhe unë – sa shumë të dhëna që kishte!”
Dikush tjetër komentonte: “Dhe ishte plotësisht i saktë.”
Një i tretë shkruante: “Prandaj unë i fshij gjithmonë këto opsione.”
Por kishte dhe të tjerë që kontrollonin për veten e tyre dhe gjetën se informacionet ishin të pasakta.
Një person tha: “Kjo thotë për mua se jam 44+ vjeç, kurse unë jam vetëm 19.”
Edhe një tjetër e mbështeste me ironi: “Me sa duket unë jam 65-vjeç dhe jam i interesuar për Utah dhe programet ‘reality TV’.”
Siç mund ta dini, motorët e kërkimit të rrjetit regjistrojnë informacion për të gjithë përdoruesit, siç janë videot që shikoni, vendndodhjen, dokumente ose reklamat e ruajtura si ‘cookie’ dhe shumë informacione të tjera që klikoni.
Google thotë se të gjitha këto i bën ‘që shërbimet të jenë sa më të mira për ty’.
Aty shpjegohet se në këtë mënyrë shërbimet dhe reklamat janë më specifike për persona të caktuar (si Search apo YouTube), prej partneritetit me rrjete apo reklamues të tjerë.
Google premton se nuk i shet kurrë të dhënat e tua por vetëm ‘specifikon reklamat kur je online’ – por pa i dhënë informacionet e tua kompanive reklamuese.
Në qoftë se nuk ju pëlqejnë këto, atëherë secili mund të zgjedhë të fikë, pra të vendosë në ‘off’ opsionin “ad personalisation” në rrjetin Google – të cilin e gjeni në të njëjtën faqe të parametrave të reklamave, ku janë informacionet e tua personale.
Hello.al