ChatGPT-ja Kinez: Baidu e Sensetime në shpërthim!
Kina krijoj ChatGPT-në e saj, duke hapur kështu një hap më përpara në konkurrencën me SHBA-në për rritjen e përdorimit të produkteve të tilla.
Katër kompani kineze të teknologjisë, duke përfshirë gromadën Baidu Inc dhe SenseTime Group, lancuan chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën miratimin e qeverisë. Baidu deklaroi se chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i qasshëm për publikun.
Një zëdhënës i SenseTime tha gjithashtu për Reuters se edhe chatbot-i i tyre, SenseChat, është futur në përdorim. Nga ana tjetër, aksionet e Baidu dhe SenseTime përjetuan rritje në tregun e Hong Kongut, me 3.1% dhe 2.7%. Lancimet e chatbot-eve të ngjashme njoftuan edhe dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI.
Në kundërshtim me vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të paraqesin vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i lancëojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale. Autoritetet kineze po u kushtojnë më shumë vëmendje për t’i ndihmuar kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, teksa kjo teknologji është në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara.
Mediat kineze raportuan se gjithsej 11 firma kishin kërkuar leje nga Qeveria, përfshirë pronarin e TikTok-ut, ByteDance dhe Tencent Holdings. Ekspertët besojnë se vendimi i Pekinit për lejimin e produkteve të inteligjencës artificiale mund ta forcojë ndjeshëm industrinë.
Hello.al