Sign In

Blog

Latest News
WhatsApp Offline” ose “Gabim në WhatsApp

WhatsApp Offline” ose “Gabim në WhatsApp

Paralizimi i WhatsApp-it në mëngjesin e sotëm shkaktoi shqetësime tek përdoruesit e tij, të cilët nuk ishin në gjendje as të dërgonin dhe as të merrnin mesazhe në këtë aplikacion shumë të përdorur.

Downdetector, një platformë online që monitoron ndërprerjet në internet nëpër gjithë botën, tregoi një rritje në numrin e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

Downdetector informoi se kishte mijëra raportime. Përdoruesit ankohej se nuk mund të dërgonin mesazhe, dhe nëse ato dukej se ishin dërguar, aplikacioni nuk arrinte të vërtetonte se ishin dorëzuar apo jo.

Zëdhënësi i Meta-s reagoi duke thënë se: “Jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ndërprerjet e ngjashme, WhatsAppi i raportoi edhe në tetorin e vitit të kaluar. Në atë kohë u tha se nuk kishte dëshmi se mund të ketë qenë i përfshirë ndonjë aktivitet i qëllimshëm keqbërës, në thënë të tjera asgjë që sugjeron se “mund të kishte ndodhur një sulm kibernetik”.

Ndikimi megjithatë ishte i dukshëm për shumë prej gati 3 miliardë përdoruesve të Facebook-ut, duke treguar sesa e varur është bërë bota nga ai dhe pjesët e tij – për të udhëhequr biznese, për të lidhur me komunitetet virtuale, për të hyrë në një mori faqesh online dhe madje edhe për të porositur ushqim. Përveç WhatsApp-it, Meta ka në pronësi edhe platforma të tjera si Instagrami.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *