Sign In

Blog

Latest News
Twitter, mos bëj numra! Respekto ligjet tona!

Twitter, mos bëj numra! Respekto ligjet tona!

Unioni Evropian inkurajon miliarderin Elon Musk të kuptojë se platforma sociale e tij, Twitter, duhet të respektojë ligjet e reja të Evropës që kufizojnë pushtetin e tepruar të teknologjisë.

“Përfshirë ngacmimet në internet, shitjen e produkteve të rreme… pornografinë e fëmijëve, apo thirrjet për akte terrorizmi. Twitter duhet të përputhet me rregulloret tona evropiane që nuk ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi komisioneri i BE-së, Thierry Breton.

Musk arriti një ditë më parë marrëveshjen për blerjen e rrjetit social për rreth 44 miliardë dollarë. Sipërmarrësi i njohur e përshkroi veten si mbështetës të fortë të lirisë së fjalës dhe nuk i ka fshehur synimet për të blerë platformën, pasi beson se ajo nuk po e shfrytëzon potencialin për liri të fjalës.

Gjatë procesit të blerjes, ai u zotua se do të mbante qëndrim të fortë në mbrojtje të lirisë së fjalës në këtë platformë. Por nëse Musk e respekton zotimin e tij, ai do të përballet me Aktin e Shërbimeve Dixhitale, një pjesë kryesore e legjislacionit të BE-së që parashikon pasoja të ashpra për përmbajtjet e ndaluara.

“Pavarësisht të tjera, Twitter duhet tani të përshtatet plotësisht me rregulloret evropiane”, tha Breton, një ndër mbështetësit më të fuqishëm të ligjeve të reja.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *