Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë
Twitter ka arritur një marrëveshje për t’u shitur Elon Musk, me një kontratë që kap vlerën e 44 miliardë dollarëve.
Time e quan këtë marrëveshje si një nga blerjet më të rëndësishme ndonjëherë të një kompanie të listuar.
Twitteri ka tentuar më parë të parandalonte përpjekjen e miliarderit për të marrë kontrollin e kompanisë, përmes një së quajtur “pilule helmuese,” një mjet financiar që shoqëritë e përdorin kundër blerësve të padëshiruar. Përbërësit e çdo “pilule helmuese” ndryshojnë, por të gjitha ato janë të krijuara për të ndaluar blerjen e kompanisë nga një blerës i caktuar. Kjo strategji fitoi popularitet në vitet ’80, kur shoqëritë publike përballen me blerës të mëdhenj të aksioneve si Carl Icahn, të cilët tani shpesh paraqiten si “investitorë aktivistë.”
Musk, i njohur si CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla, aktualisht posedon rreth 9% të aksioneve të Twitter-it, por ka shprehur dëshirën për të blerë më shumë.
Hello.al