Twitter afrohet marrëveshjes 43 miliardë dollarëshe
Pavarësisht kundështimit të mëparshëm, Twitteri duket se po afron një marrëveshje për një shitje të vlerësuar në 43 miliardë dollarë te Elon Musk, sipas Time, mund të konsiderohet si një prej blerjeve më të mëdha ndonjëherë të një kompanie të listuar, thanë individë të informuar rreth çështjes.
Negociatat po shkojnë drejt finalizimit të një marrëveshjeje, ndërsa kompania e medieve sociale po punon për të arritur kushtet më të përshtatshme të një transaksioni. Duket se Musk po angazhon partnerë për blerjen dhe po diskuton me investitorët potencialë.
Twitteri përpiqej më parë të pengonte përpjekjen e miliarderit për ta marrë kontrollin e kompanisë, përmes një instrumenti financiar të quajtur “pilulë helmuese”. Përbërësit e çdo “pilule helmuese” janë të ndryshëm, por të gjitha ata janë krijuar për të mbrojtur korporatat nga blerësit e padëshiruar duke e bërë blerjen shumë të shtrenjtë. Kjo strategji fitoi popullaritet në vitet ’80, kur shoqëritë publike u bënë pre e blerësve të mëdhenj të aksioneve sikurse Carl Icahn, të cilët tani quhen “investitorë aktivistë”.
Musk, i njohur më mirë si drejtor ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, aktualisht ka rreth 9 për qind të aksioneve të Twitter-it, por ka shprehur interes për të blerë më shumë.
Hello.al