Sign In

Blog

Latest News
Transplantimi syve, arritje e madhe

Transplantimi syve, arritje e madhe

Kirurgët në Nju Jork kanë kryer operacionin e parë për zëvendësimin e syrit të njeriut, një procedurë e gjatë e cila zgjati 21 orë.

Procedura u vlerësua si një sukses i madh edhe pse pacienti nuk e ka rikthyer shikimin në sy.

“Fakti që ne kemi kryer transplantimin e një syri është një hap përpara i rëndësishëm, është një gjë që është menduar për shekuj, por kurrë nuk është realizuar”, tha Eduardo Rodriguez, mjeku që udhëhoqi ekipin që kreu operacionin.

Aaron James, veteran ushtarak i Arkansas, është personi që iu nënshtrua transplantimit të syrit, pasi në qershor të vitit 2021, ndërsa ishte duke punuar një tel i ndezur dëmtonte pjesën e majtë të fytyrës duke përfshirë syrin e majtë, hundën dhe buzët.

Operacioni për zëvendësimin e pjesshëm të fytyrës dhe të syrit kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve.

Syri i transplantuar tregon shenja “të jashtëzakonshme” të shëndetit të mirë, por James ende nuk mund të shohë dhe shpreson se me kalimin e kohës shikimi i tij do të rikthehet dhe se procedura inovative që iu nënshtrua do të ndihmojë në përparimin e mjekësisë.

“Është shpresa ime më e madhe. Nëse mund ta rikthej shikimin do të jetë fantastike. Nëse procedura hap një rrugë të re në fushën e mjekësisë, unë jam plotësisht në favoër të kësaj,” tha James për CNN.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *