Sign In

Blog

Latest News
Teleskopi Super Gigant

Teleskopi Super Gigant

Një nga projektet e rëndësishme shkencore të fillimit të shekullit të 21-të po fillon fazën e ndërtimit të tij.

Radioteleskopi Square Kilometre Array (SKA) do të jetë njëri nga teleskopët më të mëdhenj në botë, kur të përfundojë në vitin 2028.

I ndarë mbi terrenin e Afrikës së Jugut dhe Australisë, me një qendër në MB, ky projekt pritet të japë përgjigje për pyetje të mëdha në fushën e astrofizikës.

Ky teleskop do të vërtetojë me saktësi teoritë e Ajnshtajnit dhe do të kërkojë për shenja të jetës së jashtëtokësorëve, raporton BBC. Një nga objektivat kryesore është studimi i historisë së hidrogjenit.

“Ky është momenti kur ëndrra bëhet realitet,” tha Prof. Phil Diamond, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Square Kilometer Array.

“Ka qenë një rrugë e gjatë e 30 vjetëve. 10 vitet e para kanë qenë për zhvillimin e koncepteve dhe idesë. 10 vitet e ardhshme janë shpenzuar për zhvillimin e teknologjisë. Dhe dekadat e fundit janë përqendruar në dizajnin e detajuar, sigurimin e lokacioneve, marrjen e qeverive për të themeluar organizatën e përkatëshme (SKAO) dhe sigurimin e fondeve për fillimin e projektit,” shtoi ai për BBC.

I pari qëllim është të krijojë një zonë të fuqishme të grumbullimit me një sipërfaqe prej qindra mijëra metra katrorë. Deri në vitin 2028, SKA do të ketë një zonë efektive grumbullimi prej pak më pak se 500,000 metra katrorë, por mund të rritet deri në një milion metra katrorë.

Fondet përfundimtare për ndërtimin pritet të jenë 2 miliardë euro.

Ky sistem do të operojë në një gamë të gjerë frekuencash prej 50 megahertz deri në 25 gigahertz, duke i mundësuar teleskopit të zbulojë sinjale radio shumë të dobëta nga burime kozmike miliarda vite dritë larg Tokës, përfshirë edhe ato të emetuara qindra milionë vite pas Big Bengut.

Anëtarët aktualë përfshijnë: Afrikën e Jugut, Australinë, MB, Kinën, Italinë, Holandën, Portugalinë dhe Zvicrën. Këto vende kanë ratifikuar traktatin.

Francën, Spanjën dhe së fundmi Gjermaninë kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

Kanadaja, India, Suedia, Koreja e Jugut dhe Japonia gjithashtu kanë shfaqur synimin e tyre për të qenë anëtarë të këtij projekti në një moment të caktuar.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *