Sign In

Blog

Latest News
Ekzotikë në Divjakë: Ferma e parë ‘Made in Albania’

Ekzotikë në Divjakë: Ferma e parë ‘Made in Albania’

Pesë ide të reja u paraqitën sot në “Startop”, projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Grupi kësaj herë përbëhet nga sipërmarrësit Shkëlzen Marku e Marjus Bushi, zv. dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Martin Serreqi dhe deputeti e ish-ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Projekti i parë i prezantuar këtë të shtunë vjen nga firma “Inotecalbania”, e cila ofron një formë paketimi ndryshe nga ajo që jemi mësuar.

Bashkëadministratori i kompanisë, Flladion Rrudha shpjegoi se firma merret me produktin nga momenti që vjen nga toka e deri në paktizimin final.

“Bëjmë teknologji agropërpunuese 100% ‘made in Albania’, para katër vjetësh zbuluam një situatë e çuditshme, nga njëra anë kishim fermerë që nuk arrinin të shisnin produktin dhe nga ana tjetër një treg i jashtëm që po ulej për produktet që ishin në Shqipëri. Duhej mekanizimi i procesit dhe krijimi i standardit, vendosja e linjës së parë, e përpunimit nga momenti që vjen nga fusha, tek larja dhe paktizimi final”, tha Rrudha.

Projekti i dytë që prezantohet është një fermë në Divjakë e cila teston fruta dhe bimë që nuk janë karakteristike të vendit tonë, por të vendeve tropikale.

Agronomi Irakli Shkoza i ftuar në studio theksoi se fermerët e vendit tonë kanë një lloj qëndrimi lokal dhe nuk bëjnë përpjekje për të kultivuar bimë të tjera që nuk janë të zakonshme në vendin tonë.

“Puna ime afër 40-vjeçare në fushën e bujqësisë na ka bërë që të vëmë re se fermerët përpiqen të shfrytezojmë kushtet e vendit tonë, Shqipëria ka kushte shumë të favorshme për një bujqësi moderne, por struktura e kulturave tona ka një lloj qëndrimi lokal dhe ka përpjekje për të futur kultura të tjera”, tha Shkoza.

Projekti i tretë, “Smart Cities Program” u prezantua nga Esmerina Hidri dhe Rubin Haxhiymeri.

Ky është një program i dedikuar të rinjve ose sipërmarrësve të rinj me qëllim përfshirjen në komunitet dhe aftësimin e tyre për zgjidhjen e problematikave për krijimin e qyteteve inteligjente.

“Vjen si një nevojë urgjente për të adresuar problematikat që qytetet po sjellin, për të adresuar problematika të energjisë, ujit. Ka nevojë që gjithmonë të dalim me ide se si t’i bëjmë qytetet më të jetueshme, me një cilësi më të mirë, në rastin konkret qytetarët e Tiranës të jetojnë në një botë më të mirë. Është një mundësi për të përfshirë komunitetet, kjo fillon me përfshirje dhe qëllimi është të përfshijë sipërmarrës të rinj ku ata mund të eksplorojnë idetë e tyre për të krijuar një program të qartë”, thanë ata.

Dritan Mollanji prezantoi projektin e katërt, platformën “OpenPay” e cila u mundëson qytetarëve të bëjnë pagesa elektronike në dyqane fizike dhe online.

“OpenPay tenton të zgjidhë një problem në vendin tonë të pagesave elektronike, aktualisht një pjese e madhe e qytetarëve do t’u duhet të ikin tek bankomatë dhe të kryejnë pagesën cash tek tregtarët. Ne kemi munduar të sjellim në treg një platformë që do u mundësojë qytetarëve të kryejnë pagesa elektronike nga telefoni, pagesat elektronike kanë filluar që në vitin 2004 në vendin tonë, kryesisht me karta, por pranimi kërkon të ketë një specifikë të caktuar që jepet nga banka, tek tregtarët. Këto janë të kufizuara dhe kjo bën që kur një qytetar dale nga shtëpia e të ketë para cash me vete se nuk e di në cilin dyqan do pranohet pagesa elektronike apo jo”, theksoi Mollanji.

Kompania “Joor’s” është projekti i fundit që u paraqit për këtë episod të “Startop”.

Ajo i kushtohet të rriturve dhe fëmijëve duke ofruar produkte artizanale si shall, kapuçe apo batanije. E veçanta e kompanisë është jetëgjatësia e kashmirit, e cila është mbi 100-vjeçare.

Alma Gjonça, e cila prezantoi para panelit produktin, theksoi se produktet e tyre janë të veçanta falë makinerive dixhitale, përkujdesjeve dhe personalizimit për çdo klient. Ajo theksoi se produkti është unik për secilin blerës që e porosit.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *