Sign In

Blog

Latest News
Të etiketohen qartë përmbajtjet nga Inteligjenca Artificiale

Të etiketohen qartë përmbajtjet nga Inteligjenca Artificiale

Komisioni Evropian ka thirrur për identifikimin dhe etiketimin e përmbajtjeve të prodhuara me Inteligjencën Artificiale (IA) në platformat online për të parandaluar dezinformimin.

Por a mund të ruajë BE ritmin me zhvillimin e teknologjisë, ngre me të drejtë pyetjen rrejti gjerman Deutche Welle.

Aktualisht i është kërkuar grupeve si Google, Facebook, YouTube e TikTok të identifikojnë dhe të etiketojnë videot dhe fotot e prodhuara nga inteligjenca artificiale (AI) në mënyrë që të shmangen iluzionet e shikuesve.

Brukseli duket se trembet se IA po krijon gisht për përhapjen e lajmeve të rreme dhe informacioneve të dyshimta.

“Mjete të avancuara komunikimi si ChatGPT janë në gjendje të krijojnë përmbajtje shumë pranë reales, në disa sekonda,” tha sot komisionerja e BE, Vera Jourova.

“Gjenerues imazhesh krijon foto të dukshme autentike të eventeve që nuk kanë ndodhur kurrë, duke krijuar informacion të rreme. Gjenerues zëri mund të imitojnë zërin e një personi me vetëm disa sekonda të folur,” tha Jourova.

Ajo shtoi se makinat nuk kanë të drejtë për lirinë e fjalës dhe i ka kërkuar 44 kompanive nënshkruese të kodit të praktikës kundër dezinformimit të ndihmojnë për identifikimin e përmbajtjeve të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale.

“Etiketimi duhet të fillojë sa më parë,” tha ajo.

Aktualisht nuk ka detyrim për kompanitë për të zbatuar kërkesën e fundit të Brukselit pasi kodi i praktikës është vullnetar. Eksperti i ekonomisë dixhitale Andrea Renda, tha se për zbatimin e kërkesës ka jo vetëm kufizime ligjore por edhe teknike.

“Nuk ka garantim që mund të detektohen përmbajtjet e prodhuara nga IA,” tha ai për rrjetin DW duke shtuar se mund të bëhen përpjekje por rezultatet do të jenë larg nga 100%.

Ndërsa Jourova shtoi se ishte siguruar nga kreu i Google, Sundar Pichai. “E pyeta nëse kanë teknologjinë për detektimin e përmbajtjeve të prodhuara nga IA dhe etiketimin e tyre në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po shohin. Ai më tha ‘po’. Jemi duke e krijuar dhe duke e përmirësuar’,” tha ajo.

FOTO GALERI
1/3

“Mjete të avancuara komunikimi si ChatGPT janë të aftë të krijojnë përmbajtje shumë pranë reales, për çështje disa sekondash,” tha sot komisionerja


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *