Sign In

Blog

Latest News
Shkelja e privatësisë së fëmijëve: Gjoba 20 milionë dollarë

Shkelja e privatësisë së fëmijëve: Gjoba 20 milionë dollarë

Microsoft do t`i paguajë 20 milionë dollarë rregullatorëve federalë të SHBA-së për shkeljen e rregullave në lidhje me grumbullimin e të dhënave për fëmijët që kishin llogari në Xbox

Komisioni Federal i Tregtisë ka arritur një marrëveshje me kompaninë, e cila  përfshin edhe mbrojtje shtesë për video lojërat e fëmijëve. Në mes të shkeljeve të tjera, FTC-ja zbuloi se Microsoft nuk kishte informuar prindërit për politikat e saj të mbledhjes së të dhënave. Gjobitja e Microsoft vjen pas një vendimi të ngjashëm të bërë ndaj kompanisë Amazon për pajisjen e saj, Echo. FTC-ja tha se Microsoft ka shkelur Aktin e Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve në internet duke mos marrë siç duhet pëlqimin e prindërve dhe duke grumbulluar të dhëna personale për fëmijët nën 13 vjeç, për llogaritë e krijuara para vitit 2021.

Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijë të marrin pëlqimin e prindërve dhe t’i informojnë prindërit për të dhënat personale që mblidhen për fëmijët e tyre. Përdoruesit e Xbox duhet të krijojnë një llogari për t’i përdorur disa shërbime të caktuara. Informacionet si emri i plotë, adresa e e-mailit dhe data e lindjes mblidhen si pjesë e hapave të konfigurimit. Vetëm pasi merrte edhe informacione personale, si për shembull numrin e telefonit të fëmijës, Microsoft kërkonte që një prind të jepte leje.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, Microsoft mbajti të dhëna “ndonjëherë për vite të tëra” nga llogaritë e konfiguruara, edhe kur një prind nuk e përfundonte procesin e dhënies së lejes. Kompania gjithashtu nuk informoi prindërit për të gjitha të dhënat që po mblidhte, si foton e profilit të përdoruesit dhe nuk u tregoi atyre se informacionet po u shpërndaheshin palëve të treta.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *