Sign In

Blog

Latest News
Shkarkimi i Sam Altman: Mira Murati analizon

Shkarkimi i Sam Altman: Mira Murati analizon

Bota e teknologjisë është në tronditje!
Të premten, Sam Altman, një nga yjet më të ndritshëm të industrisë në rritje të inteligjencës artificiale, u largua pa nderime nga kompania që ai vetë bashkëthemeloi, një firmë që për herë të parë prezantoi shumë njerëz drejtpërdrejtë me konceptin e AI-it.
Inteligjenca artificiale ka qenë prezentë në jetët tona për një kohë të gjatë, por deri në ardhjen e ChatGPT, shumica nuk kishin biseduar kurrë më parë me të. Shkarkimi i Altmanit nga OpenAI, kompania pas chatbotit të njohur, ishte plotësisht i papritur dhe drama, tha BBC. Në një deklaratë, anëtarët e bordit drejtues thanë se ai në mënyrë të vazhdueshme nuk ishte i sinqertë në komunikimet me ta, dhe kishin “humbur besimin” në lidershipin e tij.
Bashkëthemeluesi tjetër, Greg Brockman, i cili u shkarkua nga bordi pak minuta pas Altmanit, pohoi se të dy ishin të tronditur nga kjo tërheqje. Bordi ishte i përbërë vetëm nga 6 persona, përfshirë Altmanin dhe Brockmanin, çka do të thotë se për shkarkimin e tyre, kishin vendosur katër të tjerët.
Vendimi ka nxitur biseda të mëdha, veçanërisht pasi Altman u drejtua liderëve botërore lidhur me rreziqet dhe përfitimet e teknologjisë së fuqishme, duke theksuar se AI ishte “një mjet dhe jo një krijesë” dhe duke shprehur frikën e tij se Inteligjenca Artificiale mund të dalë një ditë jashtë kontrollit.
Për momentin, shqiptarja Mira Murati zëvendëson vendin e tij në krye të kompanisë. Media e njohur New York Times i ka kushtuar një artikull inxhinieres shqiptare, duke njohur kontributin e saj në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Murati ishte pjesë e kompanisë Tesla para se të bashkohet me OpenAI në vitin 2018 dhe ka luajtur një rol kryesor në zhvillimin e makinës Model X dhe Leap Motion. Lidhur me OpenAI-t, siç raporton NYT, ajo ka ndihmuar në formimin e politikës së inteligjencës artificiale në Uashington dhe Europë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *