Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të Meta
Njoftohet se Rusia ka dhënë urdhrin për arrestimin e përdoruesit të kompanisë pronare të platformat sociale Facebook, Meta, duke e akuzuar atë për përhapjen e terrorizmit.
Urderi për arrestimin e Any Stone u bë publik më 26 nëntor nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.
Stone, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Dy platformat kryesore të Metës, Facebook dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Hello.al