Sign In

Blog

Latest News
Privatësi e Garantuar: Fshih Bisedat Intime

Privatësi e Garantuar: Fshih Bisedat Intime

Një opsion të ri për siguri është prezantuar nga WhatsApp, që ju mundëson të mbani private bisedat tuaja të fshehura.

Alternativa ‘Chat Lock’ do të lejojë përdoruesit të mbrojnë bisedat e tyre të fshehura. Ky opsion mbyll bisedat me një kod dhe i vendos ato në një dosje të veçantë.

Kur dikush ju dërgon mesazhe dhe ju e keni të kyçur bisedën, emri i dërguesit dhe përmbajtja e mesazhit do të fshihen gjithashtu. Pra, edhe nëse telefoni juaj është në duart e një personi tjetër, biseda juaj do të mbetet private.

“Bisedat e reja të koduara në WhatsApp i bëjnë bisedat tuaja më private. Ato janë të fshehura në një dosje të mbrojtur me kod dhe njoftimet nuk do të tregojnë përmbajtjen e dërguesit apo mesazhit”, tha pronari i WhatsApp, Mark Zuckerberg në një postim që njoftonte funksionin.

“Ne mendojmë se kjo veçori do të jetë e shkëlqyeshme për njerëzit që kanë arsye të ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes ose në ato momente kur dikush tjetër po ju mban telefonin kur vjen një mesazh privat”, tha WhatsApp.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *