Sign In

Blog

Latest News
Misterioziteti i UFO-ve shqetëson Pentagonin!

Misterioziteti i UFO-ve shqetëson Pentagonin!

Shteti amerikan theksoi se nuk ka arsye për dhjetëra sende të paidentifikuara që kanë qenë në shikim të pilotëve ushtarakë.

Raporti i Departamentit të Mbrojtjes, i botuar së fundmi, flet për 144 pretendime të tilla, që kanë ndodhur që prej vitit 2004, dhe të gjitha, përveç një rasti, mbeten të pazbardhura.

Dokumenti nuk përjashton mundësinë që këto sende të jenë jashtëtokësore. Kongresi ka kërkuar raportin pasi ushtria amerikane pranoi se ka parë një sërë objektesh që lëvizin në mënyrë të pazakontë në qiell. Në fushën e inteligjencës, askush nuk përdor më emrin UFO.

Ata flasin për Fenomene të Paidentifikuara Ajrore, apo UAP, dhe ky ndryshim i emrit, tregon se qeveria e SHBA-së po e merr seriozisht këtë situatë. Objekte fluturuese me aftësi të çuditshme aerodinamike janë vërejtur nga pilotë, në radarë dhe edhe me sensorë të kuq. Rastet më të njohura janë nga 2004, 2014 dhe 2015. Edhe pse pa përgjigje, raporti u përshëndet nga personeli ushtarak që është kthyer në dëshmitar të këtyre fenomeneve.

“Na kanë tallur e vënë në lojë aq shumë, sa tani e presim me lehtësim të madh faktin që dikush po interesohet për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, thotë ish piloti i marinës amerikane, Alex Dietrich, që pa një UFO në 2004-tën, ndërsa shton se tashmë duket se ka ndjesi urgjence nëse kjo mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *