Zbulime të aktivitetit gjeologjik në Venus
Prova tregojnë se disa pjese të sipërfaqes së Venusit lëvizin në mënyrë ngjashëm me atë të Tokës.
“Kemi zbuluar një model të panjohur më parë të deformimit tektonik në Venus, një model që drejtohet nga lëvizja e brendshme ashtu si në Tokë”, tha Paul Byrne, një pedagog nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, sipas transmetuesit britanik BBC.
“Edhe pse ndryshe nga tektonika që ne aktualisht e shohim në Tokë, kjo është gjithashtu një dëshmi e lëvizjes së brendshme që shfaqet në sipërfaqen e planetit”, shtoi Byrne sipas Anadolu Agency.
Në lajmin e BBC-së thuhet gjithashtu se shkencëtarët përdorën të dhënat e mbledhura nga anija kozmike NASA-s Megellan, duke filluar në vitin 1989 dhe duke vazhduar deri më 1994, për të qenë në gjendje të përshkruajnë strukturat sipërfaqësore. Studiuesit i kanë quajtur këto struktura sipërfaqësore si “campi”, nga latinishtja për fjalën “fusha”.
“Tradicionisht, litosfera e Venusit shtresa e saj e jashtme e konsiderohej se ishte e përbërë nga një pjesë të vazhdueshme, në kundërshtim me Tokën, e cila ka pllaka tektonike të lëvizshme që janë të ndara mes veti”, theksohet më tej.
Megjithatë, BBC raportoi se sipas gjetjeve të botuara nga revista PNAS, “litosfera e Venusit në të vërtetë ka një shkallë lëvizshmërie, megjithatë jo në atë gradë si ajo e Tokës”.
“Rezultatet e modeleve kompjuterike tregojnë se shkëmbi i shkrirë magma që lëkundet nën kore mund të shkaktojë shtrembërim, thyerje dhe tendosje të parë në pamjet e sipërfaqes të realizuara nga Magellan”, zbulojnë gjetjet.
“Pra, aktiviteti tektonik i Venusit mund të jetë i ngjashëm me atë në Tokën e lashtë, në periudhën arkajike, midis 4 miliardë dhe 2,5 miliardë vjet më parë, kur fuqia e nxehtësisë brenda planetit ishte më e lartë dhe litosfera më e hollë”, shtohet më tej.
Sipas hulumtimit, blloqet, me gjatësi nga 100 deri në 1,000 kilometra, gjithashtu janë të ngjashme me koren e Tokës në pellgjet Tarim dhe Sichuan të Kinës dhe pellgun Amadeus të Australisë, si dhe Masivit Bohemian që mbulon pjesën më të madhe të Republikës Çeke.
Një nga autorët e artikullit është Celal Şengör, inxhinier gjeofizik i njohur nga Universiteti Teknik i Stambollit, i cili gjithashtu është anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave, një nga institucionet më të njohura shkencore në botë.
Hello.al