Sign In

Blog

Latest News
MicroChat: Aplikacioni i komunikimit si WhatsApp

MicroChat: Aplikacioni i komunikimit si WhatsApp

Microsoft njoftoi se do të zbulojë një version të aplikacionit Teams për konsumatorë.

Teams për jetët tuaja personale, siç Microsoft e quan, do të sjellë disa karakteristika dhe mjete për familjet dhe grupet e vogla për të organizuar evenimente, informacione dhe për të pranuar dhe dërguar video thirrjeje.

Është një lëvizje intriguese të shohim Microsoft të ndjekë këtë rrugë me aplikacionin Teams duke qenë se ofron një aplikacion të ngjashëm siç është Skype.

Por Skype do të mbetet aty konfirmoi një udhëheqës i lartë i Microsoft. Aktualisht ky shërbim ka 500 milionë përdorues.

Duke e vendosur Teams si mjetin perfekt për jetën profesionale dhe atë personale, Microsoft dëshiron që aplikacioni të njihet vetëm me punën në distancë por edhe me organizimin e jetës individuale. Për këtë qëllim shumica e përdoruesve përdorin aplikacione si WhatsApp.

Microsoft nuk dha një datë të saktë por tha se App vjen nga fundi i vitit. Kompania rekomandon përdoruesit të përdorin Skype i cili javët e fundit është rritur me 52% në përdorim.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *