Sign In

Blog

Latest News
Implanti tru: Mendimet në tekst me IA

Implanti tru: Mendimet në tekst me IA

Ekspertët njoftojnë se kanë zhvilluar një sisteme të inteligjencës artificiale që mund të transformojë ide të njeriut në tekst, vetem duke analizuar aktivitetin e tyre të trurit.

Kërkuesit e University of California, San Francisco, raportojnë se kanë krijuar sistemin e prekshëm të rreth 250 fjalëve nga 30 deri në 50 fjali.

Algoritmi është përmirësuar duke përdorur pulsione neurale të katër individeve me mini-elektroda të implantuara në tru, të cilat ato i kishin aty më herët, për sinjalizimin e krizave epileptike.

Vullnetarët lexuan disa herë fraza me zë të lartë teksa studiuesit kalonin të dhënat e aktivitetit të trurit në sistemin e inteligjencës artificiale për të zbuluar motivet që lidhen me fjalë të caktuara.

Pas disa përsëritjeve masa e gabimit të algoritmit përkthyes llogatirej në vetëm 3 për qind.

“Një dekadë para se e folura të dekodohej për herë të parë nga pulsionet e trurit, përpikmëria mbetej shumë larg të folurës natyrale njerëzore,” thuhet në studim.

“Duke marrë ide nga avancimet e fundit të makinerive kopjuterike të përkthimit, ne kemi ndjekur rrjetin e qelizave nervore që dekodojnë aktivitetin neural të barazvlefshëm me shprehjet e fjalisë, duke e dekoduar atë fjalë pas fjale, në një fjali në gjuhën angleze.”

Por kërkuesit tashmë nuk janë të sigurtë si të veprojnë për përforcimin e tij te metejshem, pasi dekoduesi mbështetet në përmirësimin e strukturës së fjalisë dhe përdorimit të saj për të bërë parashikime. Kjo do të thotë se çdo fjalë e re mund të rrisë numrin e mundshëm të fjalive dhe kjo redukton saktësinë e përgjithshme të interpretimit.

FOTO GALERI
1/3


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *