Sign In

Blog

Latest News
Kush e ka screenshot bisedën tonë?

Kush e ka screenshot bisedën tonë?

Kompania Meta ka dhënë mundësi të reja për aplikacionin e saj Facebook Messenger.

Mundësitë e reja janë për mesazhe të enkriptuara, megjithatë ato akoma janë një opsion për të dalluar nga WhatsApp, i cili gjithashtu është në pronësi të Meta ku mesazhet e enkriptuara janë një procedurë standarde, raporton Telegrafi.

Është një ndryshim i konsiderueshëm që duhet të merret parasysh, pasi në rastin e Messengerit përdoruesit duhet të hapin në menynë e enkriptuar për të realizuar një bisedë të koduar, raporton Telegrafi.

Megjithatë, enkriptimi tani nuk është i kufizuar në bisedat “një për një”, pasi bisedat grupore të enkriptuara dhe thirrjet audio dhe video gjithashtu janë të mundshme. Kështu, tani është e mundur të lidheni me miqtë dhe familjarët në një mënyrë private dhe shumë të sigurt.

Kur është fjala për mesazhet në bisedat e enkriptuara, përdoruesi do të njoftohet nëse pala tjetër bën screenshot. GIF-et dhe “stickersat” gjithashtu janë të disponueshëm në këto biseda, si dhe reagimet dhe replikat. /Telegrafi/


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *