Hulumtimi zbulon variant të panjohur të HIV
Kërkuesit kanë gjetur një variant të njohurit të virusit HIV, i cili është përhapur pa u zbuluar në Holandë gjatë viteve të fundit.
Mirëpo, kjo gjë nuk duhet të shkaktojë alarm, pasi medikamentet kundër AIDS-it po veprojnë po aq mirë te personat me variantin e fundit të virusit, ndërsa frekuenca e tij është në rënie që prej vitit 2010.
Kjo formë e re e virusit u identifikua nga përpjekjet e hulumtuesve për të kuptuar si HIV vazhdon të evoluojë.
“Identifikimi thekson rëndësinë e qasjes së lirë në testim dhe trajtim në mënyrë që çdo variant i virusit të mund të kontrollohet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke parandaluar përhapjen e HIV-it”, deklaroi epidemiologu i Universitetit të Oksfordit, Christoph Fraser.
Disa nënlloje të ndryshme të HIV-it qarkullojnë në disa vende, me disa prej tyre qenë më të rrezikshëm dhe më të infektueshëm se të tjerët. Nënlloji B është më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore.
Ekipi i Oksfordit hasi në 17 raste të pazakonta në një analizë të një baze të dhënash të pacientëve me HIV në Evropë. Ata ishin disa persona që shfaqnin një imunitet më të dobët dhe më infektues se disa të tjerë që ishin infektuar me nënllojin B kur u diagnostikuan.
Të gjitha rastet, duke përjashtuar vetëm dy persona, ishin nga Holanda, kështu që kërkuesit u fokusuan në bazat e të dhënave atje.
Ata ishin në gjendje të identifikonin një grup prej 109 personash të infektuar me një variant të nënllojit B, të quajtur VB.
Rastet datojnë nga fundi i viteve 1990 dhe gjatë dekadave të para të shekullit të 21-të, por duke ardhur gjithmonë e në rënie nga vitet e fundit, thonë autorët e studimit në revistën Science.
Hello.al