Sign In

Blog

Latest News
Kina Censores Yahoo

Kina Censores Yahoo

Kompania amerikane e internetit, Yahoo, ka njoftuar se ka larguar vendndodhjen e saj në Kinë prej 1 nëntorit, ndërsa Pekini po intensifikon presionin ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka kumtuar se platforma e saj “nuk do të jetë më e arritshme në Kinë”.

Kjo kompani është një prej të fundit që tërheqin produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka shpallur në tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.

Duke marrë parasysh kontekstin e vështirë ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të arritshme nga Kina, duke filluar nga 1 nëntori”, thuhet se ka thënë kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë janë ballafaquar me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.

Yahoo ka filluar shërbimet e veta në Kinë më 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *