Sign In

Blog

Latest News
Japonia: Satelitët për komunikim të shpejtë

Japonia: Satelitët për komunikim të shpejtë

Japonia me anë të raketës H2A ka nisur në hapësirë dy satelitë komunikimi që do të mundësojnë komunikim me shpejtësi të lartë.

Raketa H2A që ka satelitët e zhvilluar nga industritë e rënda e Mitsubishit dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u nis nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Satelitët që larguan transportuesin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejnë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *