Sign In

Blog

Latest News
Diamanti i ndryshueshëm në temperaturë të ulët

Diamanti i ndryshueshëm në temperaturë të ulët

Zbuluesit kanë identifikuar një formë të re dhe shumë të rrallë të diamantit që ndryshon ngjyrën.

Ai është quajtur “diamanti kamelion”, i cili në vend të ndryshojë ngjyrën në kushte të nxehta ose të errëta, e bën këtë gjë në temperatura të ulëta, thuhet në media amerikane.

Discovery u bë nga Stephanie Persaud, një punonjëse e Institutit amerikan në Calrsbad të Kalifornisë, e cila, gjatë seleksionimit të gurëve për klientët e saj, vuri re ndryshimin e ngjyrës së diamantit. Guri i cili ishte i gri, filloi të ndryshonte në ngjyrë të verdhë. Kjo veti është shumë e rrallë dhe e rrit vlerën e diamantit.

Ekspertët besojnë se tani ai do të shiten për një çmim më të lartë.

Ndryshimi i ngjyrës nuk është i dukshëm në temperatura të ulëta normale. Duhet të qëndrojë në temperaturat e azotit të lëngshëm, ose minus 196 gradë Celsius, që të vihet re sa më mirë dhe të ketë kontrast të plotë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *