Bllokimi i Facebook: 7 miliardë dollarë dëme
Frekuentimi mbi 6 orë i shërbimeve të Facebook i shkaktoi një humbje prej rreth 7 miliardë dollarësh gigantit të rrjeteve sociale.
Gjatë gjithë pasdites së të hënës, përdorues në mbarë botën nuk mundën të hyjnë në këtë platformë dhe aplikacionet e saj, WhatsApp, Messenger dhe Instagram, për shkak të një ndërprerjeje të pazakontë.
Kjo ishte ndërprerja më e gjatë e regjistruar ndonjëherë sipas grupit të monitorimit të faqeve të uebit, Downdetector. “Facebook” i kërkoi falje përdoruesve për këtë situatë, e cila sipas Reuters mund të jetë shkaktuar nga një sërë gabimesh që bënë serverat e Facebook të padisponueshëm.
Ekspertët e sigurisë mendojnë se kjo ndërprerje mund të jetë shkaktuar nga një gabim i brendshëm, por nuk përjashtojnë mundësinë e një sabotimi. Rreth 3 miliardë njerëz e përdorin Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për të komunikuar dhe reklamuar. Ndërprerja bëri të ditur se sa shumë është e varur bota nga Facebook dhe teknologjia e tij.
Hello.al