Sign In

Blog

Latest News
Burrë Egjiptian 35,000 vjet më parë: Imazhi i dixhital

Burrë Egjiptian 35,000 vjet më parë: Imazhi i dixhital

Specialistët brazilianë kanë përdorur figura digjitale për të zbuluar pamjen e një burri egjiptian që ka jetuar 35,000 vjet më parë.

Moacir Elias Santos, një arkolog dhe Cícero Moraes, një projektues 3D përdorën mbetjet skeletore të një njeriu të gjetur në një vend arkologjik në Egjipt për të rikrijuar një figurë digjitale.

Figura paraqet një përafrim të ndërlikuar të fytyrës të kafkës së Nazlet Khater 2, fosilit 35,000-vjeçar që u zbulua në vitin 1980 në Luginën e Nilit të Egjiptit.Analiza antropologjike më vonë identifikoi mbetjet skeletore si të një njeriu me prejardhje afrikane, i moshës midis 17 dhe 29 vjeç në kohën e vdekjes së tij.

Analiza antropologjike më vonë identifikoi mbetjet skeletore si të një njeriu me prejardhje afrikane, i moshës midis 17 dhe 29 vjeç në kohën e vdekjes së tij. Ekipi përdori procesin e përafrimit të fytyrës, i cili i ndihmon arkologët të rikrijojnë tiparet e fytyrës së një personi të vdekur duke përdorur mbetjet skeletore.

Fotogrammetria është procesi i nxjerrjes së informacionit 3D nga fotografitë, gjë që bënë Santos dhe Moraes pasi panë mbetjet skeletore të njeriut në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro.

Disa vite më parë, ne po punonim tashmë në një seri përafrimesh që lidhen me evolucionin njerëzor, me kopjet më të njohura fosile,” tha për CNN Moacir Santos, arkolog në Muzeun Arkologjik Ciro Flamarion Cardoso në Ponta Grossa, Brazil. “Videot u shndërruan në foto dhe u përdorën për përpunimin e fotogrametrisë së kafkës, e cila i dha formë studimit”.

Fotogrammetria është procesi i nxjerrjes së informacionit 3D nga fotografi, gjë që bënë Santos dhe Moraes pasi panë mbetjet skeletore të njeriut në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro. Ky proces është përdorur nga specialistët për të përcaktuar se si njerëzit kanë evoluar gjatë shekujve.

Santos dhe Moraes shpresojnë se puna e tyre do të informojë kërkimet e arkologëve të tjerë mbi evolucionin njerëzor.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *