Sign In

Blog

Latest News
Apple shënon rritje të rekordit në shitjet

Apple shënon rritje të rekordit në shitjet

Furnizimet e Apple kanë shënuar një rekord të ri ndërsa familjet zgjodhën inovacionet më të fundit të kompanisë, telefonë, laptopë dhe pajisje të tjera, gjatë kohës së festave të Krishtlindjes.

Furnizimet në tre muajt e fundit të 2020, shënuan më shumë se 111 miliardë dollarë, një rritje me 21 për qind në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Lajmi vjen pasi pandemia ka bërë që më shumë aktivitete të kthehen në internet duke rritur kërkesën për teknologji të re.

Apple tani numëron më shumë se 1.65 miliardë pajisje aktive në nivel global, përfshirë më shumë se 1 miliardë iPhonë. Fitimet e Apple vijnë pas prezantimit të serisë së re të iPhonëve 12, që udhëheqësit kanë thënë se kanë convin një numër i madh njerëzish të ndryshojnë markë ose të rifreskojnë modelet më të vjetra. Kompania ka bërë të ditur se ka shënuar rritje në Kinë, ku pandemia e ka bërë tani që ekonomia të jetë e mpresur, ndihmuar kjo pjesërisht edhe nga rritja e kërkesës për telefonë me rrjetin e ri 5G.

Furnizimet në rajonin e gjerë të Kinës, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, u rritën me 57 për qind. Ndërsa në Europë furnizimet u rritën me 17 për qind dhe me 11 përqind në kontinentet amerikane.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *