Sign In

Blog

Latest News
AgroTimeAl: Bujtina në dorën tuaj

AgroTimeAl: Bujtina në dorën tuaj

Jetën e fshatit po e kuptojmë si një formë të biznesit të mirë, siç tregohet nga numri i lartë i fermave që janë hapur në vendin tonë. Nëpërmjet turizmit rural, jo vetëm që eksplorojmë zonat rurale të Shqipërisë, por gjithashtu prezantojmë edhe mënyrën e jetesës së fermerit.

Platforma “AgroTimeAl”, e prezantuar nga Ministria e Bujqësisë ka bashkuar mbi 100 fermat që ofrojnë ushqim, akomodim dhe argëtim në vend.

, thotë Elisa Teneqexhi, nga drejtoria e projekteve, MBZHR

Përmes udhëzuesit virtual, vizitori mëson se ku të pushojë dhe ushqehet me prodhimet bio shqiptare.

Mjafton të kërkoni AgroTimeAl dhe ta shkarkoni. Me hapjen e aplikacionit keni mundësi ta zgjidhni shqip ose anglisht. Sapërat tu futësh në aplikacion, dalin tre kategoritë kryesore: ferma agroturizëm të certifikuara, ferma turistike dhe rrugët e shijes. Mund të marrim një shembull për demonstrim duke klikuar emrin e agroturizmit dhe ju ofrohet galeria e fotove duke treguar shërbimet që ofron ky agroturizëm. Ndërkohë që kategoria informacion na jep një përshkrim të shërbimeve që ofrohen këtu dhe mënyrën se si mund të aksesojmë. Gjithashtu mësojmë dhe aktivitet që mund të ofrojë në fermë, qoftë bujqësore apo blegtoriale. Hapi i tretë është të gjejmë vendndodhjen”, shton Teneqexhi.

Provimi i traditës, historisë dhe kulinarisë në këtë aplikacion është falas, por për të qenë pjesë e kësaj liste duhet të plotësosh tre kushte.

Të gjithë fermat që ofrojnë këto shërbime mund të aplikojnë dhe të sjellin kërkesën e tyre direkte në këtë aplikacion. Dhe bëhen menjëherë pjesë e aplikacionit falas. Kushtet që duhet të plotësojë janë: të ofrojë akomodim, ushqim tradicional të zonës dhe aktivitete në fermë”, sqaron Teneqexhi.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *