Sign In

Blog

Latest News
“ANI

“ANI

Kina ka paraqitur anijen e parë të shkallës së gjerë të udhëtimit 5G në botë.

Anija e parë e udhëtimit e ndërtuar në vend, “Adora Magic City”, e njohur gjithashtu si “Mo Du”, u lëshua në ujërat në Shangai. Sipas gazetës kineze “People’s Daily”, anija e udhëtimit është anija e parë 5G në botë. Me 2.125 dhoma në anijen 24-katëshe, anija mund të strehojë rreth 5.246 pasagjerë me kapacitet të plotë.

Punimet përreth anijes filuan në vitin 2019, e cila u ndërtua nga Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co. nën Korporatën Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës.

“Anija e shkallës së gjerë e udhëtimit është produkti më i sofistikuar elektronik në botë i përbërë nga mbi 25 milionë pjesë individuale, pesë herë më shumë se numri i pjesëve individuale të përdorura në avionin e parë vendas të Kinës, C919 dhe 13 herë më shumë se ai i trenit të shpejtë ‘Fuxing’”, raportoi gazeta kineze “Global Times”.

Anija do t’u nënshtrohet dy testeve detare në korrik dhe gusht përpara se të fillojë përdorimi zyrtar në operacionet komerciale vitin e ardhshëm.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *