Sign In

Blog

Latest News

Alkooltesti: Smartphone-i tregon nivelin e alkoolit

Nuk është gjithnjë e lehtë ta dish se kur e ke tepruar me alkoolin. Por në këtë pikë, mund të të ndihmojë celulari yt, duke patur parasysh dhe vlerësuar ndryshimet në mënyrën se si ecën.

Pasja akses në të dhëna në kohë reale për nivelin e alkoolit në gjak mund të ndihmojë individët të reduktojnë sasinë që konsumojnë dhe të parandalojnë ngarjen e makinës nën efektet e alkoolit, thonë kërkuesit e universitetit të Pitsburgut. Ata kanë studiuar 22 të rritur mes moshës 21 dhe 43 vjeç dhe u dhanë vullnetarëve një gotë vodka me sasi të mjaftueshme alkooli për të prodhuar një përqendrim në frymë çdo orë, për shtatë orë radhazi ndërsa atyre u kërkohej të bënin 10 hapa në vijë të drejtë. Kërkuesit u vendosën pjesmarrësve nga një smartfon dhe duke përdorur një aplikacion për regjistrimin e të dhënave, telefonët matën shpejtësinë dhe lëkundjet anash, para prapa, poshtë e lart.

Në 90 për qind të kohës, kërkuesit mundën të saktësonin, nisur nga këto të dhëna, se kur limiti i alkoolit tek një person ishte kapërcyer. Tani kërkuesit thonë se kanë hedhur themelet edhe për një kërkim të ri në të ardhmen, atë të përdorimit të smartfonëve për të dalluar në distancë teprimin me alkoolin.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *