Sign In

Blog

Latest News
AI: Vështirëson zbulimin e mashtrimeve

AI: Vështirëson zbulimin e mashtrimeve

Bashkëthemeluesi i titani i teknologjisë Apple, Steve Wozniak, njoftoi se inteligjenca artificiale mund të bëjë mashtrimet dhe dezinformimin e vështirë për t’u dalluar.

Duke folur në një intervistë për BBC-në, ai tha se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “protagonistë të këqij”.

“Inteligjenca artificiale është aq e zgjuar dhe e hapur për protagonistë të këqij – për ata që duan t’ju mashtroni se kush janë”, tha Wozniak.

Ai tha se nuk beson se inteligjenca artificiale do t’ju zëvendësonte njerëzit, sepse mungojnë emocionet, por paralajmëroi se ajo do t’i bëjë “protagonistët e këqij” edhe më bindës, sepse, siç tha, programet si ChatGPT mund të krijonin tekst që “zë aq inteligjent”.

Wozniak shtoi se përmbajtja e inteligjencës artificiale duhet të etiketohet qartë. Sipas tij, përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe më pas të publikuar në mënyrë të përgjithshme, duhet të mbetet tek ata që e publikojnë.

Wozniak bashkë me Steve Jobs kanë themeluar kompaninë Apple dhe kanë shpikur kompjuterin e parë Apple.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim shefat e disa kompanive të teknologjisë, për t’i këshilluar ata që të mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale.

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së voni, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.

Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz./REL


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *