Sign In

Blog

Latest News
Anija kozmike kthyer në Tokë pa asnjë informacion

Anija kozmike kthyer në Tokë pa asnjë informacion

Një anije eksperimentale kozmike e Kinës, e përshkruar në media si “e rrethuar me mister”, u kthye në Tokë pasi qëndroi për 276 ditë në orbitë. Media shtetërore kineze njoftoi se ajo kishte përfunduar misionin e rëndësishëm të testimit të teknologjisë së anijeve të ripërdorshme kozmike të vendit, me qëllimin të ofrojë një mënyrë më të lirë dhe më të përshtatshme për përgatitjen e misioneve të reja hapësinore. Ashtu siç ishte parashikuar, kthimi i saj u bë në qendrën hapësinore të Xhiuquanit, në veriperëndim të vendit. Por nuk është dhënë ndërkohë asnjë detaj se për çfarë anije bëhet fjalë saktësisht, çfarë teknologjie është testuar, sa lartë ka fluturuar dhe çfarë trajektoreje ka ndjekur që kur u lëshua në hapësirë në gusht të vitit të kaluar. Në 2021-shin, një anije e ngjashme kozmike fluturoi në hapësirë dhe u kthye po në të njëjtën ditë. Edhe në atë, sërish autoritetet kineze nuk dhanë asnjë detaj të misionit. Në rrjetet sociale është spekuluar se Pekini po zhvillon një anije hapësinore sipas modelit amerikan X-37B, një pajisje e pavarur kjo e cila mund të qëndrojë në orbitë për vite të tëra. Një anije e tillë amerikane u kthye në Tokë nëntorin e vitit të kaluar, pasi kishte qëndruar atje lart për më shumë se 900 ditë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *