Sign In

Blog

Latest News
AI: Kumbari i rrezikshëm

AI: Kumbari i rrezikshëm

< div class="articleContent">

Emërtuar gjerësisht “kumbari” i inteligjencës artificiale (AI), në moshën 75-vjeç, Geoffrey Hinton vendosi të japë dorëheqjen e të largohet nga Google, duke shprehur disfatjen për punën e tij.

Rreziqet e kësaj fushe duket janë shumë më të mëdha nga sa mendohet, madje vetë Hinton i prezantoi ato si “të frikshme”.

 “Në këtë moment, chatbot-et e AI-së nuk janë më inteligjentë se ne. Por kam dyshime se mund të bëhen së shpejti. Kjo është shqetësuese”, deklaroi Geoffrey Hinton, shkencëtar kompjuterik.

Eksperti shpjegoi se edhe për shkak të moshës së tij, mori vendimin për t’u larguar nga gjigandi i teknologjisë. “Unë jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ishte komenti i tij.

Hulumtimet e thelluara të Dr Hinton ishin hapat fillestarë për zhvillimin e sistemeve aktuale të AI si ChatGPT. Por psikologu konjitiv britaniko-kanadez, i cili gjithashtu është shkencëtar kompjuterik, bëri të qartë se chatbot-et, së shpejti mund të tejkalojnë nivelin e informacionit që mban truri i njeriut.

“Për momentin, ajo që po shohim është sesi GPT-4 për shembull, e tejkalon masën e njohurive të përgjithshme të një individi. Për argumentimin, AI nuk është aq efektive, por duke pasur parasysh progresin e ritmeve, besoj se do të avancojë shumë shpejt, dhe për këtë, ne duhet të shqetësohemi”, tha Hinton.

Në një shkrim për New York Times, ai iu referua edhe atyre që i quan “palë të këqija”, që mund ta përdorin AI për qëllime të këqija, dhe ky do të ishte sipas tij, ai lloj skenari frikësues, të cilin duhet të kemi frikë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *