Sign In

Blog

Latest News
Kërkesë për vaksinim në udhëtime”/ “Mjekët: 10 persona me simptomat e Delta

Kërkesë për vaksinim në udhëtime”/ “Mjekët: 10 persona me simptomat e Delta

Instituti gjerman i Virologjisë ka konfirmuar se cepi Delta i virusit SarsCov2 është në qarkullim që nga muaji qershor në vendin tonë.

Mjekët e familjes si gjithmonë janë në frontin e parë në përballjen me virusin dhe ndryshimet e tij.

Bruna Shiroka, Doktore Familjeje: Këto kohë kemi patur 8-10 raste pacientësh në ditë me këto shenja: temperaturë deri në 40 gradë që nuk zbeh prej 5-7 ditësh, dhimbje koke, kollë, gërricje fyti, dhimbje muskujsh, djersitje, rrjedhje hundësh.

Nuk mund të them së janë shenja të Deltës. Këtë e qartësojnë tamponi ose testi i shpejte si dhe analiza të detajuara. I kemi parë këto shenja te njerëz të pavaksinuar.

Vëmë re që pacientët e vaksinuar me të dyja dozat shfaqin shenja të lehta të gripit të stinës. Ka pacientë që thonë se do udhëtojnë jashtë, ndaj ju duhet vaksina, por unë ju them se vaksina nuk është pasaportë që udhëton jashtë, nuk është dokument, por arma jonë e vetme kundër Covidit dhe ndryshimeve të tij. Unë apeloj fort për vaksinim sa më parë, që të shmangim fatalitetet e hidhura që kemi provuar deri tani.

Juli Ristani


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *