Rrjeti Global kundër UFO-t
Një grup ndërkombëtar të shkencëtarëve, nën udhëheqjen e një astronomi të njohur të Harvardit, njoftuan planetin e tyre për të grumbulluar provat e teknologjisë së ndërtuar nga qenie jashtëtokësore.
Projekti i njohur si “Projekti Galileo”, synon të ndërtojë një rrjet global të teleskopëve mesatarë, kamerash dhe kompjuterësh për të zbuluar objektet e paidentifikuara që fluturojnë në qiell.
Deri më tani, ky projekt është financuar me 1.75 milionë dollarë nga dhurues privatë. “Ne nuk mund ta neglizhojmë më mundësinë e civilizimeve të tjera”, tha profesori Avi Loeb.
“Efekti i çdo zbulimi të teknologjisë jashtëtokësore në fushën e shkencës, teknologjisë dhe perspektivën globale do të jetë i madh”, shtoi ai. Projekti përfshin studiues nga Harvard, Princeton, Cambridge, Caltech dhe Universiteti i Stokholmit.
Kjo nismë vjen pas raportit të lëshuar më herët nga Pentagoni për fenomenet ajrore të paidentifikuara. Në raport, ministria e mbrojtjes amerikane deklaroi se natyra e këtyre fenomeneve është e panjohur. “Ajo që ne shohim në qiellin tonë nuk është diçka që politikanët ose personeli ushtarak mund ta interpretojnë, sepse ata nuk janë ekspertë. Është detyrë e komunitetit shkencor të punojë për t’i kuptuar”, tha Loeb.
Përveç studimit të UFO-ve, Projekti Galileo synon të hulumtojë objektet që vizitojnë sistemin tonë diellor nga hapësira nderhyjore dhe të gjurmojë satelitët e huaj që mund të vëzhgojnë Tokën.
Hello.al