Sign In

Blog

Latest News
Avuj uji në Hënën e Jupiterit: Mund të jetë banueshme!

Avuj uji në Hënën e Jupiterit: Mund të jetë banueshme!

Astronomët kanë gjetur dëshmi të ngjashme për avujt e ujit në atmosferën e Ganimedi, sateliti i madh i Jupiterit, ç’ka ka shtyrë shkencëtarët të besojnë se një tregues i tillë mund të sjellë njohuri të reja mbi mundësin që “sisteme ekzoplanetare si Jupiteri” të jenë të banueshme, thuhet në një deklaratë për shtyp të NASA-s.

Ganimedi, hëna më e madhe në sistemim tonë diellor, ka qenë nën vëzhgimin e Teleskopit Hapësinor Hubble që prej viteve 1990. Përdorimi i të dhënave të arkivuara, si dhe të dhënave të reja të botuara në revistën, Nature Astronomy, i ndihmoi shkencëtarët të shqyrtojnë praninë e avujve të ujit gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas NASA-s, kjo hënë përmban më shumë ujë sesa të gjithë oqeanet e Tokës së bashku. Por temperaturat atje janë aq të ulëta sa uji që gjendet në sipërfaqe është i gjithi i ngrirë. Por çfarë potenciali ka kjo hënë për jetën? Për ta parë më qartë këtë, nga Agjencia Europiane e Hapësirës është planifikuar nisja një mision i pagëzuar si JUICE, apo JUpiter ICy moons Explorer në vitin 2022.

Sipas NASA-s, misioni JUICE do të mbërrijë në Jupiter në 2029-tën e do të kalojë atje të paktën tre vjet duke vëzhguar Jupiterin dhe tre hënat e tij më të mëdha, por në fokus do të ketë megjithatë Ganimedin, si trup planetar dhe habitat të mundshëm.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *