Sign In

Blog

Latest News
Planeti vdekjes pranë një ylli fikur

Planeti vdekjes pranë një ylli fikur

Pretendimet se nuk jemi të vetmit në Univers, kanë marrë një avancim të ri pas deklarimit të një grupi shkencëtarësh, se mund të ekzistojë jete edhe në një planet tjetër, të vendosur pranë një dielli që po vdes.

Nëse kjo konfirmohet, thotë BBC, do të ishte hera e parë që zbulohet një planet të përshtatshëm për jetën që rrotullohet rreth një ylli të tillë, të njohur si “xhuxh i bardhë”. Planeti u zbulua në “zonën e banueshme” të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë, kështu që ofron kushte potenciale për jetën.

Studimi u publikua në revistën mësimore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike. Profesori Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se ky vëzhgim është tërësisht i ri për astronomët. “Është hera e parë që vëzhgojmë diçka të tillë në zonën e banueshme të një xhuxhi të bardhë.”

Kjo tregon qartë se ka mundësi që rreth këtij ylli të rrotullohet një botë me jetë”, tha ai. Yjet e mëdhenj, kur vdesin bëhen vrima të zeza, thotë BBC, ndërsa yjet më të vogla si Dielli ynë bëhen xhuxhë të bardhë, që do të thotë yje të cilët kanë shfrytëzuar të gjithë burimin e tyre bërthamor dhe kanë humbur shtresat e tyre të jashtme.

Planeti i cili mendohet të mbajë jetë, është 117 vite dritë larg nga Toka, dhe mendohet të jetë 60 herë më afër yllit se sa planeti ynë me Diellin.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *