Sign In

Blog

Latest News
Rritja e raportimeve për UFO-t: 510 raste të pazakonta regjistruar

Rritja e raportimeve për UFO-t: 510 raste të pazakonta regjistruar

Organizatat e Sigurisë Kombëtare Amerikane po hulumtojnë qindra raporte të reja të UFO-ve, ose ndryshe, objekteve të paidentifikuara që fluturojnë, duke përfshirë shumë prej tyre që duket se kryejnë manovra shumë të avancuara.

Sipas raportit të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, janë regjistruar 510 “fenomene ajrore të paidentifikuara” që janë vëzhguar në hapësirën ajrore të mbrojtur ose pranë objekteve me rëndësi të veçantë që nga gushti i vitit të kaluar.

Me shumicën e këtyre pamjeve, të cilat përfshijnë pilotë të Marinës dhe Forcave Ajrore, tregojnë “karakteristika të jashtëzakonshme”; 26 u klasifikuan si dronë, 163 si mjete të ngjashme me balonat dhe gjashtë u përshkruan si diçka e “rrëmujshme”.

Raporti ofron pak detaje të tjera rreth këtyre objekteve të paidentifikuara, por thekson se asnjë avion amerikan nuk është përplasur ndonjëherë me një UFO dhe asnjë efekt negativ nuk është shënuar nga vëzhgimi i tyre deri më tani.

NASA po rrit përpjekjet e saj për të ndihmuar në hetimin e këtyre objekteve të paidentifikuara.

Agjencia Hapësinore ka themeluar një ekip të pavarur hulumtuesish në tetor, duke përfshirë akademikë kryesorë, shkencëtarë, oqeanografë, drejtues të industrisë hapësinore dhe të tjerë për të mbledhur informacion të mundshëm.

 

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *