Sign In

Blog

Latest News
15 telefona me bateri të shkëlqyeshme

15 telefona me bateri të shkëlqyeshme

Faqja internetike e njohur për teknologji Tom’s Guide ka botuar një listë të celularëve me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë.

Jetëgjatësia e baterisë është gjithmonë në qendër të vëmendjes së shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për sa më gjatë pa pasur nevojë për ngarkues.

Përkundër faktit se, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, kapacitetet e baterisë që shumë prodhues vendosin në celularët e tyre gjithashtu po rriten, jo të gjithë celularët janë të njëjtë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat celularë kanë me të vërtetë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, celularët vazhdimisht navigonin në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria.

Celulari mesatar arriti të zgjasë 10 orë, por celularët në listë arritën të përfitonin sa më shumë nga bateria dhe të navigonin në internet për 11 orë.

Në krye të listës është modeli Motorola G8 Power, i cili qëndroi i ndezur për më shumë se 16 orë dhe ka një bateri 5,000 mAh.

Lista e plotë e celularëve me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)

2. Motorola G7 Power: 15:35

3. Asus ZenFone 6: 15:01

4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46

5. Motorola G Fast: 12:17

6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13

7. Motorola Edge: 12:12

8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58

9. iPhone 11 Pro Max: 11:54

10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48

11. LG G8X ThinQ Dual Screen: 11:46

12. Motorola Z4: 11:31

13. iPhone 11: 11:16

14. TCL 10 5G UW: 11:07

15. OnePlus 8 Pro: 11:05


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *