WhatsApp: Riorganizimi për shfletimin më të lehtë
Po shqyrtohet nga WhatsApp një karakteristikë e re që, për herë të parë, do të mundësojë përdoruesve të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.
Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me celularin e një përdoruesi. Aplikacionet e tij në desktop dhe në web kanë nevojë që të lidhen me telefonin për të marrë e dërguar mesazhe.
Por risia që do të vijë shumë shpejt, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur, shkruan BBC.
WhatsApp tha se deri në 4 pajisje të tjera, si PC dhe tablet, mund të përdoren së bashku.
Si fillim, ky opsion do të jetë i vlefshëm vetëm për një grup të vogël përdoruesish dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë. Kjo gjë është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e WhatsApp, të cilët raportohen të jenë rreth 2 miliardë.
Hello.al