Sign In

Blog

Latest News
WhatsApp: Përditësimet që na bëjnë të ‘padukshëm’

WhatsApp: Përditësimet që na bëjnë të ‘padukshëm’

Në një kohë të shkurtër, pjesëtarët e grupesh në WhatsApp mund të largohen pa u njoftuar të tjerët për këtë.

Kjo është një tjetër modifikim në WhatsApp që pritet të sjellë ndryshime në aplikacion gjatë këtij muaji për 2 miliardë përdoruesit e tij.

Pra, kutia e njoftimit që paraqitet kur dikush largohet, nuk do të jetë më e dukshme.

Përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shohin nëse dikush është online, ndërsa deri më tani ata mund të përcaktonin vetëm nëse personi tjetër mund të shihte që mesazhi është lexuar ose jo.

Pjesë e përditësimit do të jetë mbyllja e mundësisë për marrjen e screenshot-ave për fotot e dërguara me opsionin Vieë Once, të cilat janë dizajnuar të zhduken pasi hapen.

Platforma e Meta ka bërë të ditur se të gjitha ndryshimet kanë për qëllim përmirësimin e privatësisë në bisedat online.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *