Sign In

Blog

Latest News
Video lojëra dhe shëndeti mendor

Video lojëra dhe shëndeti mendor

Luajtja e videolojërave mund të jetë e mirë për shëndetin mendor tënd.

Në këtë konkluzion është dalë një studim i universitetit të Oxford-it. Hulumtimi arriti në përfundimin se individët që luanin më shumë lojëra ishin të prirur të raportonin gjendje të mirëqenies më të lartë, duke shuar dyshimet lidhur me efektet negative të videolojërave në shëndetin mendor.

Në thelb, hulumtimi ishte një ndër të parët që përdorte të dhëna aktuale të kohës së luajtjes. Duke u bazuar në lidhjen internet-lojërave, ekipi i Universitetit të Oxford-it arriti të lidhë rezultatet e pyetësorëve psikologjikë me të dhëna reale të kohës së kaluar duke luajtur lojëra. Hulumtimet e mëparshme ishin fokusuar në kohën e luajtjes që raportohej vetë, e cila sipas këtij studimi ka një lidhje të dobët me realitetin.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *