Sign In

Blog

Latest News
Vështirësi teknike për Signal pas rritjes së përdoruesve

Vështirësi teknike për Signal pas rritjes së përdoruesve

Platformat e mesazheve, Signal, ka hasur sfida teknike ndërsa po punon për të zgjidhur probleme në mesazhet e miliona përdoruesve të rinj. Disa individë kanë raportuar se mesazhet e tyre nuk po shkojnë në destinacion, si në aplikacionet e tyre celularë ashtu edhe në aplikacionet në desktop, për një periudhë kohore.

Shoqëria ka vënë re një interes të shtuar që kur konkurrenti i saj WhatsApp paraqiti kushtet e reja të sigurisë, javën e kaluar. Në Twitter, Signal tha se ka shtuar servera me një ritëm rekord dhe po punon për të rikthyer shërbimin.

“Miliona e miliona përdorues të rinj po dërgojnë një mesazh që tregon se privatësia ka rëndësi,” tha shoqëria në një postim.

Si Signal ashtu edhe Telegram, një tjetër aplikacion i lirë për përdorimin e mesazheve të koduara, kanë përfituar nga pakënaqësia e shkaktuar nga kushtet e rishikuara të WhatsApp. Kjo e fundit ka thënë se 2 miliardë përdoruesit e saj duhet ta lejojnë që të ndajë të dhënat me kompaninë e saj ëmë, Facebook, nëse duan që të vazhdojnë ta përdorin atë. Kjo nuk aplikohet për përdoruesit në Britaninë e madhe dhe Evropë, por njoftimi i është dërguar të gjithëve.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *