Sign In

Blog

Latest News
Samsung S21 – Çmimet e reduktuara

Samsung S21 – Çmimet e reduktuara

Samsung paraqiti telefonin e ri, galaxy S21 me çmime të reduktuara me rreth 200 dollarë në krahasim me versionin e mëparshëm të tij.

I zbuluar në një event online, telefoni S21 me një ekran 6.2 inch, është i disponueshëm për porosi me një çmim fillestar prej 800 dollarësh për klientët amerikanë.

Kompania gjithashtu prezantoi S21 Plus me ekran 6.7 inch dhe S21 Ultra me ekran 6.8 inch. Të tre aparatet përdorin rrjetin wireles ultra të shpejtë 5G që është në proces instalimi në të gjithë botën.

S21 Ultra vjen me një çmim pak më të lartë, 1200 dollarë, gjë që është e justifikueshme për shkak se konsiderohet si më i avancuari në grup.

Samsung përmend për përmirësimin e procesorit dhe teknologjisë së kamerave në këta telefona, të cilët vijnë me një dizajn të ri për smartfonët me sistemin android. Analistët, të cilët kanë mundur ti shohin ata në avancë, thonë se telefoni duket më mirë në jetën reale sesa në foto.

Samsung ka qenë në krye ose pranë kryesisë në tregun e smartfonëve në vitet e fundit dhe ka shitur rreth 80 milionë aparate në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke lënë pas kompanitë kineze Huawei dhe Xiaomi dhe atë amerikane, Apple.

Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *